Njerëzit dëgjojnë fjalët, por ndjejnë qëndrimin.” – John C. Maxwell

Kjo paketë synon të përmirësojë aftësitë tuaja të komunikimit në media, duke ju ndihmuar të bëni një përshtypje të fuqishme që në momentin e parë. Pavarësisht nëse jeni duke folur në një intervistë televizive, në radio apo për një artikull të shkruar, është e rëndësishme që mesazhi juaj të jetë i qartë dhe bindës.

Fokusi i trajnimit:

  • Strategjitë për përgatitjen dhe strukturimin e mesazhit.
  • Zhvillimi i një qëndrimi profesional dhe besueshmërisë.
  • Përmirësimi i zërit dhe i gjuhës së trupit.
  • Teknikat e menaxhimit të stresit dhe të reagimit ndaj pyetjeve të vështira.